Koronavirusi: çast pas çasti
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, në një konferencë për media njoftoi sot edhe për dy viktima.
Bëhet fjalë për një person të shtyrë në moshë, 91 vjeçar dhe një pacient i moshës 31 vjeçe.
“Në klinikë për sëmundje infektive, ndërruan jetë dy persona, një pacient 91 vjeçar dhe një 31 vjeçar. Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 16, derisa në total numri shkon në 257″.
Ndërkohë sa i përket pacientes nga Struga e cila ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, Filipçe paralajmëroi përgjegjësi.
Fillimisht do të shkarkohet drejtoresha e spitalit, e më pas do të vazhdojnë edhe procedurat tjera.
Kreu i Shëndetësisë shtoi se për hapjen edhe të dy pikave të reja për testim nga koronavirusi.
Në Çair punkti me punë do të filloj nga nesër derisa në Mlin Ballkan, pritet të filloj gjatë javës, raporton Alsat-M.
“Numri i të infektuarve po rritet në mënyrë lineare. Në jemi në luftë me Covid-19. Fatkeqësisht numri i të infektuarve po rritet në botë, por rritet edhe tek ne. Do të rritet edhe numri i personave që ndërrojnë jetë. Sot ndërroi jetë edhe një person i moshës së re, që nënkupton se ndaj këtij virusi nuk janë imunë as personat e moshës së re”, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor