Shqipëria

Shkon në 76 numri i të shëruarve në Shqipëri

Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga ky virus në Shqipëri ka shkuar në 76

Shqipëria ka shënuar edhe 9 persona të tjerë të shëruar në 24 orët e ditës së djeshme. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama në përmbyllje të bilancit të datës 1 prill.

Shqipëria tashmë shënon 76 të rekuperuar kurse 15 mbetet numri i viktimave. Numri i të infektuarve është 259 pasi 16 raste të reja u shënuan ditën e djeshme.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157595343491523