Lajme

LAPSH në Cyrih ka një njoftim për prindërit

Mësimi i rregullt do të fillojë më 11 maj, por rifillimi i mësimit plotësues është shtyrë për qershor

LAPSH në Cyrih  ka njoftuar prindërit se mësimi plotësues do të rifillojë me 8 qershor 2020, përcjell albinfo.ch.

Ky është njofimi i plotë:

NJOFTIM PËR PRINDËRIT SHQIPTARË ME BANIM NË KANTONIN E CYRIHUT, TË CILËT I DËRGOJNË FËMIJËT E TYRE NË SHKOLLËN SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES

Të nderuar prindër,

Ashtu siç e dini edhe ju, mësimi i rregullt do të fillojë përsëri më 11 maj 2020. Por ky rifillim nuk vlen për mësimin plotësues, rifillimi i të cilit është shtyrë deri më 8 qershor 2020.
Para kësaj date do të vendoset se a do të rifillojë mësimi në këtë datë apo jo. Për çdo njoftim të ri, ne do t’ju lajmërojmë me kohë.
Ne do të vazhdojmë me mësimin në largësi derisa të rifillojë mësimi në objektet shkollore.
Mësueset dhe mësuesit e Shkollës shqipe të mësimit plotësues do t’ju njoftojnë edhe drejtpërdrejt për këto çështje.

Ne u dëshirojmë fëmijëve tuaj dhe juve shëndet të mirë.
LAPSH “N. Frashëri” për Kantonin e Cyrihut