Lajme

Shkencëtarët zviceranë po krijojnë hartën më të madhe 3D të universit

Shkencëtarët po prodhojnë hartën më të madhe 3D të universit

Një konsorcium ndërkombëtar, përfshirë shkencëtarët nga Zvicra, ka përfunduar një studim të përbashkët të kozmosit që analizon disa milionë galaktika për të krijuar hartën më të madhe 3 D të universit, transmeton albinfo.ch.

Sondazhi gjashtëvjeçar, i njohur si Vëzhgimi Spektroskopik i Oskilimit të Barsonit të Zgjeruar “(eBOSS), u iniciua dhe u udhëhoq pjesërisht nga Jean-Paul Kneib, një astrofizikan nga Instituti Federativ i Teknologjisë i Lausanne (EPFL).

Harta 3D është fryt i një bashkëpunimi 20-vjeçar me disa qindra shkencëtarë nga 30 institucione të ndryshme në gjithë botën. Ata u mblodhën si pjesë e “Sloan Digital Sky Survey” (SDSS), e cila përdor të dhënat e mbledhura nga një teleskop optik i vendosur në New Mexico, në Shtetet e Bashkuara. /Albinfo.ch