Shkurt.ch

Shi dhe breshër në Zvicrën qendrore

Në Ennetmoos të kantonit Nidwalden stuhia ka shkaktuar rrëzimin e një tende të madhe, përfshirë edhe tribunat për shikues

Një ditë tjetër me temperatura të larta për këtë stinë, ka përfunduar dje me stuhi të fuqishme dhe breshër në Zvicrën qendrore. SF Meteo lajmëron se në Lucern brenda gjysmë ore ka reshur më shumë se 2 litra shi për metër katrorë. Në disa regjione ka pasur edhe erëra të forta.

Në një festë popullore me rastin e një gare të mundjes tradicionale zvicerane të mbajtur dje në Ennetmoos të kantonit Nidwalden stuhia ka shkaktuar rrëzimin e tendës së madhe, përfshirë edhe tribunat për shikues.

Me atë rast rreth dhjetë vizitorë kanë përjetuar lëndime të lehta. Ata ishin strehuar në tendë duke dashur të iknin nga breshëri që kishte filluar të reshte.