Shkurt.ch
Shfuqizohet statusi i valltareve të kabareve (klubeve të natës)
Shfuqizimi, i cili ishte rekomanduar edhe nga një grup ekspertësh, shoqërohet edhe nga disa masa për mbrojtjen e grave
Këshilli Federal i Zvicrës ka shfuqizuar dje statusin ligjor të valltareve të kabareve, gjegjësisht lokaleve të natës. Ai ka miratuar revidimin përkatës të rregullores mbi lejimin, qëndrimin dhe veprimtarinë (VZAE), i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2016. Shfuqizimi, i cili ishte rekomanduar edhe nga një grup ekspertësh, shoqërohet edhe nga disa masa për mbrojtjen e grave.
Statusi i valltareve të kabareve ishte krijuar në vitin 1995 për mbrojtjen e valltareve nga shfrytëzimi dhe konsiderohet si përjashtim për lejimin e hyrjes në Zvicër të fuqisë së pakualifikuar punëtore nga vendet e treta. Ai u mundëson femrave nga vendet në fjalë që, pa ndonjë kualifikim specifik, të qëndrojnë në Zvicër maksimalisht 8 muaj për të punuar si valltare të klubeve të natës.
Zyra Federale për Migracion (BFM)ka qenë e ngarkuar me detyrën për të verifikuar në mënyrë periodike statusin e përmendur gjegjësisht efektin e tij mbrojtës. Në vitin 2010 BFM, mbështetur në verifikime të ndryshme policore, ka ardhur në përfundimin se ky status nuk e plotëson më efektin mbrojtës por në fakt e lehtëson eksploatimin dhe trafikun me qenie njerëzore.
Në qershor të vitit 2012, Këshilli Federal pati iniciuar konsultimin për shfuqizimin e kësaj rregulloreje. Në kuadrin e procedurës së konsultimit , shumica e autoriteteve shtetërore pati përshëndetur këtë shfuqizim. Sindikatat dhe partitë ishin të përçara rreth kësaj çështjeje. Një numër i madh organizatash të grave dhe shoqatat e degëve përkatëse ishin shprehur kundër, thuhet në një komunikatë të BFM.
Mbështetur në njohurinë se në gjithë fushën e “industrisë erotike” ekziston hapësira për veprim të grave të prekura, Departamenti për Polici dhe Drejtësi (EJPD) ka ngritur një grup pune me ekspertë në nivel nacional për mbrojtjen e grave të angazhuara në industrinë e seksit. Ekspertët, në mars të vitit 2014 kanë publikuar raportin e tyre me 26 rekomandime, mes të cilave edhe shfuqizimi i statusit të valltareve të kabareve. Shfuqizimi fillon nga 1 janari 2016. Afati kalimtar prej më shumë se një viti u mundëson firmave përkatëse dhe agjenturave të ndërmjetësimit përshtatjen ndaj këtij ndryshimi.
Shfuqizimi i statusit shoqërohet nga masa të ndryshme për mbrojtjen e grave. Personeli i përfaqësive zvicerane në botën e jashtme do të sensibilizohet rreth kësaj tematike ndërsa do të përforcohet edhe edukimi në vend lidhur me problematikën. Në Zvicër do të mbështetet më fuqishëm puna parandaluese e organizatave të grave, duke krijuar një rregullore të re mbi masat për parandalimin e veprave penale në lidhje me prostitucionin.
Së fundi do të bëhet një rishikim i Ligjit për të Huajt. Personat që duke ushtruar profesionin e tyre bëhen viktima të veprave penale në kuptimin e ligjit për ndihmë viktimave, në të ardhmen do të fitojnë mundësinë që të kërkojnë ndihma për kthim dhe rregullimin e lejes së qëndrimit, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes