Lajme

SHBA: Krizë ushqimore, pas rritjes së çmimeve

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka prekur më së shumti familjet me të ardhura të ulëta në SHBA. Sipas organizatave bamirëse, rreth 60 milionë amerikanë u janë drejtuar Bankave Ushqimore që nga nisja e Pandemisë

Bankat ushqimore në SHBA, ose siç quhen ndryshe, organizatat që ndihmojnë njerëzit në nevojë, përballen me një sfidë të re: rritja e çmimeve të ushqimeve dhe problemet e zinxhirit të furnizimit.

Çmimet e larta do të thotë mundësi më të kufizuara ushqimore për familjet e varfra, sidomos me afrimin e festave.

“Ne Bankat tona ushqimore po vërejmë çmime që janë dy deri në tri herë më të larta se sa ato të 9 muajve më parë”, tha Katie Fitzgerald, presidente e organizatës “Të ushqejmë Amerikën”.

Fitzgerald tha se që nga fillimi i pandemisë, rreth 60 milionë njerëz iu drejtuan organizatës bamirëse në Shtetet e Bashkuara./Euronews