Shkurt.ch
SHBA-ja kërcënon bankat zvicerane për fshehje tatimi
Nëse nuk merr atë që kërkon, qeveria amerikane kërcënon bankën Credit Suisse dhe nëntë banka të tjera të Zvicrës me padi penale
SHBA kërkon që menjëherë t`i ofrohen informata të sakta lidhur me përmasat me të cilat qytetarët amerikanë i kanë bishtnuar tatimeve duke shfrytëzuar bankat zvicerane. Nëse nuk merr atë që kërkon, qeveria amerikane kërcënon bankën Credit Suisse dhe nëntë banka tjera të Zvicrës me padi penale.
Siç ka shkruar gazeta “Sonntagszeitung”, SHBA përmes një shkrese kërkon që deri të martën t`i lihen në dispozicion numra të detajuar të shmangieve nga tatimet të qytetarëve amerikanë në bankën Credit Suisse.
“Pa këto të dhëna, unë nuk shoh se si mund të bëjmë hapa konkretë përpara”, ka thënë zëvendësministri amerikan i drejtësisë James Cole, në letrën dërguar më 31 gusht sekretarit shtetëror në qeverinë e Zvicrës Michael Ambühl.
Në kushtet e rritjes së presionit amerikan mbi financat e Zvicrës, bankat besojnë se përmes bisedimeve do të arrihet një zgjidhje e konfliktit tatimor. “Është një situatë delikate, të cilën ne jemi të detyruar ta zgjidhim”, ka thënë për mediet zvicerane kryetari i bashkësisë së bankave të Zvicrës, Patrick Odier.
Ai është shprehur i sigurt se SHBA e kupton gjendjen e Zvicrës. “Ata e dinë se Zvicra nuk është një banana republikë”. Odier ka shtuar se duhet ikur një marrëveshjeje sikur ajo që SHBA pati bërë në rastin e bankës UBS. SHBA do të duhej të merrnin shembull nga marrëveshjet që ka lidhur Zvicra me Britaninë e Madhe dhe me Gjermaninë në fushë të tatimeve
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor