Futboll

Shaqiri stërvitet në Lugano para Botërorit

Ylli shqiptar synon të jetë në formë të shkëlqyer për Kampionatin Botëror në Katar

Xherdan Shaqiri është rikthyer në Zvicër, por vetëm për t’u stërvitur.

Ylli shqiptar do të stërvitet në Lugano para Kampionatit Botëror, që zhvillohet në Katar, përcjell albinfo.ch.

Marrëveshja është arritur me skuadrën zvicerane, ku pronari i saj është edhe në Chicago Fire, skuadra ku luan Shaqiri në Amerikë.

Në Lugano nuk do të zhvillojë asnjë ndeshje, por vetëm do të mbajë formën fizike për të qenë i gatshëm për Botërorin e Katarit.