Futboll

Shaqiri, optimist në Botërorin 2022: Zvicra do ta mundë Serbinë, sikurse para 4 vjetëve

Kupa e Botës, Katar 2022, do të zhvillohet nga data 21 nëntor deri më datë 18 dhjetor, përcjell albinfo.ch.

Në Grupin G, Zvicra do të jetë përballë Serbisë, Brazilit dhe Kameruni.

Lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri, që përfaqëson Zvicrën para se të nisej në Katar dha një deklaratë të shkurtër në aeroportin e Cyrihut, sipas të cilit Zvicra do të fitojë.

“Ne e mundëm Serbinë katër vjet më parë dhe tani po përpiqemi ta bëjmë përsëri”.

Asnjë nga lojtarët e Zvicrës nuk dëshiron të pozicionohet siç duhet në temën e Katarit.