Futboll

Shaqiri, në rang me legjendat e futbollit botëror

Tashmë Xherdan Shaqiri u shndërrua në protagonist kryesor me fanellën e Zvicrës në barazimin 1-1 kundër Skocisë, duke iu bashkangjitur listës së lojtarëve evropianë që kanë shënuar 10 gola nga Kupa Botërore deri te Kampionati Evropian.

Thuhet se lojtari nga Zhegra e Gjilanit i barazoi shifrat kur realizoi në minutën e 26-të një super gol nga distanca, por që më gola nuk pati për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Shaqiri për më shumë vendosi edhe një rekord, duke u bërë lojtari i parë që realizon në gjashtë kampionate ndërkombëtare radhazi.

Për më shumë, Xherdani e ka vendosur emrin në listë me disa legjenda të futbollit.

Në këtë listë figurojnë emra të njohur të futbollit si Karl–Heinz Rummenigge, Gary Lineker, Zinedine Zidane, Denis Bergkamp dhe Gerd Muller, dhe pa dyshim që nuk mund të mungojë Xherdan Shaqiri, lojtari i cili ka shfaqur performancë të lartë në evente të mëdha.

Natyrisht se Shaqiri mund të ndihet krenar për këtë arritje, pasi një emër si Cristiano Ronaldo nuk ka arritur të futet në këtë listë.