Futboll

Shaqiri: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj në Kosovë

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, me padurim e pret ndeshjen me Kosovën që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Ai përmes një postimi në Instagram është shprehur se e ka pasur ëndërr të luajë një herë në Kosovë dhe tha se do ta shijojë çdo sekondë të lojës në Prishtinë.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj një herë në Kosovë, ku kam lindur dhe do ta shijoj çdo sekondë”, u shpreh Shaqiri.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të luhet të shtunën, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet në Euro 2024.