Lajme
Shah, Dardania e Drejtësia, në Kupën e Evropës në Austri
Raportohet se Dardania, kampione e Kosovës në shah për vitin 2022 dhe Drejtësia, nënkampione, do të jenë pjesëmarrëse në Kupën e sivjetme të Evropës që mbahet në Mayrhofen të Austrisë nga 2 deri më 10 tetor 2022. Në këtë garë pjeëmarrëse do të jenë 70 ekipe nga shtetet e Evropës, përcjell albinfo.ch.
Shahistët e Dardanisë janë pajisur me viza dhe do të udhëtojnë drejt Austrisë gjatë fundjavës.
Ekipi i Dardanisë udhëton në këtë përbërje: Armend Budima, kryetar dhe shahist, Gani Hamiti, Përparim Makolli, Ibrahim Asllani, Korab Saraçi, Endrit Uruçi, Sami Salihu, Avni Krasniqi, Alban Krasniqi dhe Ardian Jashari.
Me ta do të udhëtojë edhe gazetari Gani Kosumi, i cili për së afërmi do t’i përcjellë garat e këtij kampionati dhe përfaqësimin e ekipeve të Kosovës.
Ekipi i Drejtëpsë përbëhet nga shahistë cilësorë të prirë nga shahisti më i dalluar kampioni i Kosovës, Nderim Saraçi, por edhe shahistë që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë: Muretez Hondozi, Avni Ermeni, Afrim Fejzullahu dhe Astrit Zymberi, kuse shahisti i gjashtë do të jetë Armend Budima, për të plotësuar ekipin e Drejtësisë në këtë kampionat.
Është një gjest i mirë i Kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës, i cili ka pranuar të paraqitet për ekipin e Drejtësisë derisa ekipi i tij Dardania do të jetë pjesëmarrëse në këtë garë evropiane.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor