Shkurt.ch

Serbi dhe zvicerania dyshohen për vrasjen e nigerianit

Të dielën rreth orës 23.30 në një banesë në Emmenbrücke, policia ka gjetur një nigerian 23 vjeçar të vrarë me armë zjarri

Janë dorëzuar sot dy përgjegjësit për vrasjen e një azilkërkuesi nigerian, që ka ndodhur mbrëmë në Emmenbrücke të Lucernit.

Është fjala per serbin Nedeljko M. Dhe zviceranen Cécile R., të cilët kanë pranuar veprën.

Të dielën rreth orës 23.30 pasi ishte alarmuar se një person gjendej i plagosur në një banesë në Emmenbrücke, ndihma e parë, në vendin e ngjarjes nigeriani 23 vjeçar tashmë kishte dhënë shpirt, pasi ishte plagosur me armë zjarri, shkruan “südostschweiz”.

Sipas hetimeve të policisë, serbi dhe zvicerania kishin qenë në banesë në kohën kur ishte vrarë nigeriani dhe pas ngjarjes kishin marrë arratinë. Policia kishte njoftuar se serbi mund të ishte i armatosur. Të dy të dyshuarit i janë dorëzuar policisë sot, në Herisau (AG). Ata po mbahen në paraburgim ku po i nënshtrohen hetimeve.

Ende nuk dihet nëse serbi dhe zvicerania janë një çift dhe se çfarë lidhje ishin ata me nigerianin tashmë të vrarë.