Shkurt.ch
Serbët, të dytët për kërkim azili!
Gjatë janarit, në Zvicër janë regjistruar 2653 kërkesa të reja për azil, që është dy herë më shumë se në janarin 2011
Në janarin e vitit 2012 është shënuar një rekord i llojit të vet, sa i takon numrit të kërkuesve të azilit në Zvicër në dhjetë vitet e fundit.
Sipas Zyrës Federale për Migracion, vetëm gjatë muajit të përmendur, në Zvicër janë regjistruar 2653 kërkesa të reja për azil. Kjo shifër është 4.6 % më shumë se në dhjetorin e vitit 2011, ose më shumë se dyfishi në janarin e vitit 2011!
Mirëpo vetë viti 2011 si tërësi, ka qenë rekord sa i përket numrit të kërkuesve të azilit, me rreth 22 mijë sish, ose 45% më shumë se në vitin 2010.
Më së shumti kërkues azili gjatë muajit janar ka pasur nga Eritrea (370), nga Serbia (315) dhe nga Tunizia (249). Nga Maqedonia kanë kërkuar azil 145 persona.
Rritje më e madhe është shënuar te personat nga Eritrea, 91 më shumë kërkesa se në janarin e vitit të kaluar. Kjo shpjegohet me praktikën që ndjek Zvicra, për tu dhënë më shpesh azilin njerëzve nga kjo kategori. Shkalla e njohjes së azilit te ky komunitet është mbi 85%. Nga ana tjetër, azilkërkuesit nga Tunizia, Nigeria, Serbia etj. nuk kanë kurrfarë shansesh për të fituar azilin në Zvicër.
Ajo që bie në sy në listën e azilkërkuesve është prania e lartë e shtetasve të Serbisë. Sipas zyrtarëve të Zyrës Federale për Migracion, shumica e madhe e këtyre azilkërkuesve janë romë. Duke qenë të izoluar dhe të varfër në vendin ku jetojnë, ata shfrytëzojnë lëvizjen pa viza që të “dimërojnë” në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës