Futboll
Selektori Gliha dhe kapiteni Rrahmani pranojnë se Kosova do ta ketë vështirë përballë Zvicrës
E premte, 8 Shtator 2023 - 18:20
albinfo.ch
Në Prishtinë sot është zhvilluar konferenca e Kosovës për ndeshjen kundër Zvicrës, ku ishin të pranishëm selektori Primozh Gliha dhe kapiteni Amir Rrahmani.
Selektori i Kosovës, Primozh Gliha është shprehur se Rrahmani dhe Korenica, janë të mirë por presioni është i madh dhe është vështirë të përballen me Zvicrën.
“Do të shohim se si do ta kemi situatën më të lënduarit, mënyrën e di si do të luajmë. Kemi disa lëndime të vogla dhe në fund do të vendosi për formacionin. Por të gjithë ata që luajnë do të kenë përgjegjësi të madhe. Nëse do të kesh sukses, gjithmonë duhet të jesh ne gjendje te punosh në presion dhe ta përballosh. Në futboll duhet të kemi mendime pozitive dhe të marrim maksimumin në secilën ndeshje”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se kanë rënë moralisht pas ndeshjes me Bjellorusinë teksa tha se këto ndeshje duhet t’i shfrytëzojnë të përgatiten për kualifikimet tjera, teksa foli edhe për kosovarët në ekipin e Zvicrës.
“Xhaka është një nga ne, kosovar dhe të gjithë jemi krenar me atë që ka arritur. Zvicra është ekip shumë i fortë, gjithmonë shkon në Evropian e Botëror. Ka shumë kosovarë te Zvicra, kanë luajtur më herët dhe do të luajnë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, ai tha se është një ndeshje e rëndësishme, duke thënë se kanë kundërshtarin më të fortë në grup.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshje nis në orën 20:45 dhe i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.