Shkurt.ch

Së shpejti “dimër siberian” në Zvicër

Të premten, temperatura më e lartë e ditës pritet të jetë minus 7 gradë celsius!

Dimri nuk e ka ndërmend aspak të na përshëndetë. Ai do të vijë edhe më i ashpër nga mesi i kësaj jave, njoftojnë meteorologët. Sipas tyre në përmbyllje të janarit dhe në fillim të shkurtit do të kemi një ulje të madhe të temperaturave. Zhiva në termometër do të jetë më së poshti gjatë vikendit që vjen, gjegjësisht në mes të të premtes dhe të shtunës.

“Fajtor” për gjithë këtë është një front i ftohtë që është nisur nga Siberia. Në lartësirat mbi 2000 metra mbi nivelin e detit temperaturat pritet të bien deri në minus 20 gradë. Madje, në Engadin, ku shpesh maten temperatura rekorde, ka mundësi që të bëhet edhe minus 30 gradë celsius.

Të premten, temperatura më e lartë e ditës pritet të jetë minus 7 gradë celsius!