Shkurt.ch

Së shpejti biletat nuk do të mund të blihen më në tren

Që nga 11 dhjetori nuk do të jetë e mundur për pasagjerët të blejnë biletën e tyre në tren. Udhëtarët pa një biletë të vlefshme do të ngarkohet me një shtesë prej 90 frangash të paktën.

Megjithatë, atyre u mbetet e mundur të bëjnë përmirësimet e biletës apo ndryshimet gjatë udhëtimit të tyre në tren, bën të ditur Unioni për transporte publike (UTP).Përmirësimet minimale (ndryshimi për klasë të parë apo të dytën) të biletave mund të rriten gjerësisht nga 5 në 10 franga. Ndërsa ndryshimet e biletës mund të blihen pa pagesë në trena.

UTP justifikon këtë ndryshim me rritjen e frekuentimit të trenave, gjë që bën që ekuipazhi i trenit nuk është më në gjendje të kontrollojë të gjitha biletat në linjat e saj.