Lajme
Scholz i kërkon BE-së dhe SHBA-së të shtojnë ndihmat për Ukrainën
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u kërkoi Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të shtojnë përpjekjet për të ofruar më shumë ndihmë për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, përpara një vizite në Uashington për bisedime me presidentin Joe Biden, përcjell albinfo.ch.
“Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bërë më shumë së bashku”, tha Scholz në Berlin, duke shtuar se ajo që i ishte premtuar nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara për Kievin në luftën e saj kundër Moskës “ende nuk ishte e mjaftueshme”.
Vizita e Scholz në Shtetet e Bashkuara vjen pasi një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarësh për Kievin e shtyrë nga Biden është penguar në Senat mes kaosit republikan.
Udhëheqësit e BE-së ranë dakord javën e kaluar për 50 miliardë euro (54 miliardë dollarë) ndihmë për Ukrainën, duke kapërcyer kundërshtimin prej muajsh të liderit hungarez, Viktor Orban.
Udhëheqësi gjerman ka shprehur shpresën se kjo mund të ndihmojë Biden në përpjekjet e tij për të shtyrë paketën në Uashington.
Në komentet e tij, Scholz tha se Gjermania kishte dhënë një “kontribut shumë të madh, por nuk do të mjaftojë me kaq”.
“Tani është momenti kur ne duhet të bëjmë atë që është e nevojshme, domethënë t’i japim së bashku mundësinë Ukrainës për të mbrojtur veten.
“Në të njëjtën kohë, duhet t’i dërgojmë një sinjal shumë të qartë presidentit rus se ai nuk mund të llogarisë në zvogëlimin e mbështetjes sonë, por se ajo do të zgjasë mjaftueshëm dhe do të jetë mjaft e madhe”.
Scholz u nis të enjten për në Uashington dhe do të zhvillojë bisedime me Biden-in sot.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor