Shkurt.ch

Sa orë sporti u nevojiten nxënësve

Dhoma e kantoneve e Parlamentit Federal ka vendosur që kantonet të përcaktohen vetë për numrin e orëve të kulturës fizike (sportit) në shkollat e tyre, njofton drs.ch. Me këtë qëndrim, dhoma e kantoneve ka rënë ndesh me dhomën nacionale, e cila kishte kërkuar që në të gjitha shkollat zvicerane të jenë të detyrueshme tri orë në javë edukatë fizike.

Dalja në pah e këtij dallimi në mes të dy dhomave do ta kthejë sërish në dhomën nacionale ligjin mbi stimulimin e sportit.

Dhoma e kantoneve në seancën e saj ka hedhur poshtë mocionin që sportistët të cilët përdorin doping do të dënoheshin penalisht.