Shkurt.ch
Rrugë me shumë pengesa për tu regjistruar në gjimnaz
“Është thjesht cinike, kur fëmijëve tanë ua vështirësojmë kaq shumë qasjen në gjimnaze, ndërkohë që importojmë akademikë nga e gjithë bota”
Në Zvicër pranohen në gjimnaze mesatarisht rreth 20 për qind të nxënësve që kanë mbaruar shkollimin fillor. Kjo është ndër përqindjet më të ulëta të kësaj kategorie në krahasim me vendet perëndimore.
Një gjendje e tillë ka nisur të nxisë kundërshtim dhe rezistencë te elita arsimore por edhe te populli. “Është thjesht cinike, kur fëmijëve tanë ua vështirësojmë kaq shumë qasjen në gjimnaze, ndërkohë që importojmë akademikë nga e gjithë bota”, ka thënë për emisionin 10vor10 profesori i historisë nga Cyrihu Philipp Sarasin.
Ai me këtë rast i është referuar politikës arsimore në nivel federal, e cila prej vitesh ua ka kufizuar gjimnazeve numrin e të regjistruarve në mesatarisht 20 për qind.
Më tutje 10vor10 ballafaqon drejtoreshën për arsim në Kantonin e Cyrihut, Regine Aeppli me pasojat e rigorozitetit të fitimit të maturës. Emisioni paraqet edhe udhëheqësit e studiove të njohura të mësimit, të cilat po përballen me një fluks në rritje të prindërve që duan t`i përgatisin fëmijët e tyre për gjimnaz.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës