Shkurt.ch
Rroba të punuara nga qumështi!
Materiali i fituar nga qumështi, ka bukuri të ngjashme me mëndafshin ndërsa ka disa përparësi në krahasim me të
Disenjatorja gjermane e modës, Anke Domaske, e cila njëherësh është edhe mikrobiologe, ka provuar me fakte se edhe qumështi është një material që mund të “vishet”!
Por si ka mundësi të realizohet në praktikë diçka e tillë? Domaske ka zhvilluar një stof të punuar qind për qind nga qumështi. Nga materia “casein” që ndahet mbi qumështin që është duke u thartuar, pas tharjes së tij, fitohet një masë pluhuri, i cili kur të trajtohet me ujë prodhon një qull. Nga ky pastaj dalin fijet, të cilat kur të enden, krijojnë stofin e lakmuar.
Materiali i fituar ka bukuri të ngjashme me mëndafshin ndërsa ka disa përparësi në krahasim me të. Tekstili i prodhuar nga qumështi është më i lehtë për t`u bartur, mund të lahet e të thahet ashtu sikur tekstili nga pambuku.
Por, materialin me emrin “Qmilch”, nga materialet e deritashme për veshje, e dallon edhe fakti se është më i përshtatshëm për ambientin dhe u përshtatet në veçanti njerëzve që kanë alergji lëkure.
Nga zbulimi i modelistes gjermane pritet të nxjerrin fitim edhe industria automobilistike dhe ajo e teknikës medicinale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor