Koronavirusi: çast pas çasti
Rrëqeth rrëfimi i 43-vjeçarit që mposhti koronavirusin
Keqardhja dhe sensibilizimi ndaj personave që janë të shtraur në shtretërit e spitaleve infektive në botë krijohet edhe duke dëgjuar historitë e tyre njerzore dhe përjetimeve që ata ndjejnë nën izolimin e pashembullt ku i ka futur COVID-19.
E tillë është historia e një të mbijetuari nga koronavirusi i cili e përshkruar dy orë shqetësuese në të cilat një pacient tjetër lutej dhe bërtiste për të parë familjen e tij, përpara se të ndërronte jetë.
Craig Farley-Jones po e tregon këtë histori, për të inkurajuar njerëzit që të marrin seriozisht masat dhe të qëndrojnë në shtëpi.
43-vjeçari, tregoi skenën e tmerrshme që pa teksa ndodhej në spital. Craig foli në lidhje me tmerret që pacientët e infektuar po kalonin. Ai vetë kaloi 6 ditë në spital, për të luftuar virusin dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Të gjithë në repart dukeshin në prag të vdekjes. Të gjithë, përveç personit ngjitur me shtratin tim, i cili ishte mbi të 60-tat. Edhe pse merrte frymë artificialisht, ai duket i qetë. Por, kjo qetësi u zhduk në orët e tij të fundit të jetës. Situata u përkeqësua, 60 vjeçari filloi të lëshonte britma, lutej për të parë për herë të fundit familjen e tij.
Ai e ndjente që ato ishin orët e tij të fundit dhe lutej si një fëmijë, kërkonte të dashurit e tij mes lotësh. Por, fatkeqësisht, kjo ishte e pamundur dhe ai u largua nga jeta pa thënë lamtumirë dhe pa u treguar për herë të fundit familjarëve të tij sesa shumë i donte.
Prandaj njerëz, iu lutem, kujdesuni për veten dhe për të dashurit tuaj. Qëndroni në shtëpi dhe mos mendoni se jeni imunë ndaj këtij virusi” tregoi pacienti Craig Farley
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës