Futboll
Ronaldo në Arabi për 200 milionë euro në vit
Cristiano Ronaldo është prezantuar te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr, të premten mbrëma.
Ylli portugez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Arabia Saudite.
37-vjeçari pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe ato që do të vijnë nga komercializimi. Mund të bëhet futbollisti më i paguar ndonjëherë, përcjell albinfo.ch.
“Jam i emocionuar për një përvojë të re në një ligë dhe një vend tjetër, vizioni që ka Al-Nassri është shumë frymëzues. Jam shumë i emocionuar të bashkohem me shokët e mi të skuadrës dhe të ndihmoj ekipin të arrijë më shumë sukses”, ka thënë Ronaldo pas prezantimit.
Ronaldo konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit. Ka fituar pothuajse çdo trofe të mundshëm, përveç Kupës së Botës.
E ka nisur karrierën te Sportingu, luajti te Manchester Unitedi, Real Madridi e Juventusi. Në nëntor të këtij viti, pas rikthimit për herë të dytë, u largua nga Unitedi.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës