Futboll

Ronaldo do të largohet në janar nga United

Manchester United pritet të mbetet pa Cristiano Ronaldon pas afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi portugez nuk ka raporte aspak të mira me trajnerin Erik Ten Hag dhe largimi i tij nga United është i pashmangshëm.

37-vjeçari pritet të luaj me Djajtë e Kuq edhe gjashtë ndeshje deri në Kampionatin Botëror dhe pastaj do të largohet për një aventurë të re në karrierën e tij.

Megjithatë United nuk po qëndron duarkryq dhe ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’.

Gjiganti anglez ka tre emra të sulmuesve në listë ku njëri nga ta pritet të transferohet në Old Traford gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tabloidi britanik The Mirror ka zbuluar tre emrat e sulmuesve që janë në listën e trajnerit Erik Ten Hag.