Futboll

Ronaldo dhe Messi bashkohen në një foto, ‘sfidojnë’ njëri tjetrin në shah  

Fusha e gjelbër shpeshherë i bëri bashkë, por jo edhe fanella. Kurdo që rastisën në të njejtën ndeshje futbolli, Ronaldo dhe Messi ishin rivalë. Aq shumë rivalitet krijuan në fushë sa kjo u bart edhe tek tifozët e tyre, shkruan albinfo.ch.

Por për pak çaste, futbollistët legjendë të këtij shekulli lanë anash rivalitetin dhe u bashkuan në një foto.

Kësaj radhe ballë për ballë në një ‘lojë’ shahu. Foto që u publikua nga vet ata në rrjetet sociale,

është bërë në prag të fillimit të Botërorit, përcjell albinfo.ch.

“Fitorja është një gjendje shpirtërore”, është mesazhi që shkruajnë Ronaldo e Messi.

Në fakt, arsye për këtë foto u bë sponsorimi për Louis Vuitton.

(via LeoMessi, Cristiano/IG)