Tematike
‘Roche’ dërgon teste që zbulojnë koronavirusin edhe në SHBA
Kompania e njohur farmaceutike Roche, në një deklaratë për media ka treguar se Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA e ka pranuar testin e këtij laboratori për koronavirus të përdoret edhe në SHBA si dhe në vendet që e pranojnë markën CE.
Testi ka për qëllim zbulimin dhe diferencimin e SARS-CoV-2 me atë të Gripit A dhe Gripit B. Ky test do të përdoret në pacientë që dyshohet se kanë infeksion viral të frymëmarrjes, të njëjta me simptomat e COVID 19.
LEXO EDHE :Zvicër: ‘Roche’ premton test që zbulon virusin për 15 minuta
“Me afrimin e sezonit të gripit, kjo provë e re është veçanërisht e rëndësishme pasi SARS-CoV-2 dhe infeksionet e gripit vështirë se mund të diferencohen vetëm nga simptomat”, tha kreu i diagnostikimit të Roche Thomas Schinecker. “Tani, me një test të vetëm, profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të sigurojnë diagnozën e duhur dhe planin më efektiv të trajtimit për pacientët e tyre, përcjell albinfo.ch.
Testi do të jetë për përdorim në sistemet Roche’s Cobas 6800/8800, të cilat janë të afta të trajtojnë vëllime të mëdha dhe shpesh gjenden në spitale. Ata mund të kryejnë 96 teste brenda tri orësh, tha kompania. /albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës