Gruaja
Rita Ora bëhet (ngapak) feministe
Femrat e kanë shumë më të vështirë të gjejnë veten në botën e shoubiznesit se sa meshkujt. Ajo mendon se për femrat është më e vështirë të lansojnë hite se për meshkujt
Rita Ora mendon se femrat e kanë shumë më të vështirë të gjejnë veten në botën e shoubiznesit se sa meshkujt. 24 vjeçja londineze me rrënjë nga Kosova, sado që vetë deri më tash ka pasur tre single dhe një album që kanë zënë vendin e parë në ranglistat britanike, mendon se për femrat është më e vështirë të lansojnë hite se për meshkujt.
“Pa dashur të luaj “me letrën e të qenit femër”, mendoj se për femrat gjithnjë ka qenë më e vështirë, nga çdo aspekt. Sado që ne ta bëjmë më të mirën, kësaj duket sikur nuk i jepet sa duhet rëndësi”, është ankuar Rita Ora në një intervistë për gazetën britanike “Daily Mirror”.
Më tutje ajo ka shtuar se njerëzit e marrin shumë seriozisht nocionin “feministe” “prandaj mendoj se kanë frikë ta përdorin këtë fjalë. Në industrinë e biznesit kudo janë vetëm meshkujt në krye. Për këtë arsye unë kam qenë gjithmonë e zëshme që femrat të jenë solidare në mes vete”.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor