Futboll

Rezultati i pjesës së parë të ndeshjes Kosovë-Zvicër

Në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Zvicër, me rezultat 0-1.

Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës, në minutën e 14-të pasi ka shënuar Remo Freuler, i asistuar nga Edimilson Fernandes.

Gjatë pjesës së parë, Florian Loshaj dhe Fidan Aliti janë ndëshkuar me karton të verdhë.

Ndeshja Kosovë-Zvicër po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.