Shkurt.ch

Rekrutët në “biseda informative”

Gjithnjë më shumë të rinj i shmangen kryerjes së shërbimit ushtarak dhe përcaktohen më me dëshirë për shërbimin civil. Ky trend ka shkaktuar shqetësim te autoritetet e mbrojtjes dhe për këtë arsye ato kanë vendosur të marrin masa për ndryshimin e gjendjes.

Tash e tutje, siç bën të ditur Tages Anzeiger, rekrutët që zgjedhin shërbimin civil në vend të atij ushtarak do të thirren në bisedë informative. Kështu ka vendosur dje Qeveria Federale.

Autoritetet theksojnë se nuk bëhet fjalë për provim përmes të cilit do të përcaktohej shkalla e aftësisë për ushtri. Është vetëm një bisedë në të cilën rekruti do të sqarojë arsyet ose motivet e tij për zgjedhjen e shërbimit civil në vend të atij ushtarak.