Fun

Refugjatja siriane ia lë emrin vajzës Angela Merkel

Një nënë ka vendosur t’ia vë emrin vajzës së saj Angela Merkel Muhammed – pasi kancelaria gjermane ia mundësoi familjes së saj që të niste një jetë të re në Gjermani.

Vajza u lind javën e shkuar nga një çift migrantësh që kishin ikur nga Siria për t’u vendosur në Evropë.

Asia Faray vendosi që t’ia linte emrin për nder të politikave të 63-vjeçares që i mundësoi familjes siriane të jetonte në Gjermani që nga viti 2015.

Spitali i St.Franziskus në Muenster ka konfirmuar se emri i saj i parë është Angela, emri i mesëm Merkel, ndërsa mbiemri mbetet ai i familjes Muhammed.

Kjo nuk është hera e parë që një refugjat i lë emrin fëmijës Angela Merkel. Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe dy vjet më parë në Duisburg.