Shkurt.ch

Referendum kundër mbajtjes së armëve në shtëpi

Më 13 shkurt zviceranët do të votojnë për iniciativën kundër mbajtjes së armëve të ushtrisë nëpër shtëpitë e shërbyesve ushtarakë

„Mbrojtje nga dhuna e armëve” është motoja e referendumit kundër mbajtjes së armëve në shtëpi, të cilin e ka iniciuar Partia Socialdemokrate, ajo e gjelbër dhe 70 organizata e shoqata tjera të Zvicrës, shkruan drs.ch.

Komiteti iniciativ, në hapjen e fushatës që u bë sot, ka thënë se duhet zvogëluar patjetër rrezikun e vrasjeve ose të ushtrimit të dhunës ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes.

Për të realizuar këtë, armët e shërbimit ushtarak duhet të deponohen në kazerma dhe të gjitha armët të jenë të regjistruara. Veç kësaj, secili person që posedon armë duhet të ketë një dëshmi aftësimi që ka bërë për përdorimin e saj.