Shkurt.ch

Referendum kundër ligjit për sigurimet shëndetësore

Ata që dëshirojnë të zgjedhin mjekun e tyre në mënyrë të pavarur, duhet të paguajnë deri në 1000 franga nga xhepi i tyre

Një iniciativë e re popullore, për të cilën tashmë janë grumbulluar mbi 132 mijë nënshkrime është regjistruar në organet kompetente. Ajo kërkon që përmes një referendumi të kundërshtohet revizioni i ri i ligjit për sigurimin shëndetësor (Managed Care).

Komitetin e referendumit e përbëjnë përfaqësues të mjekëve, sindikata VPOD dhe Partia Socialdemokrate. Ligji i ri që pritet të revidohet parasheh që, ata që dëshirojnë të zgjedhin mjekun e tyre në mënyrë të pavarur, duhet të paguajnë deri në 1000 franga nga xhepi i tyre, thonë në këtë komitet.

Sipas tyre, me ndryshimin e ligjit, sektori i shëndetësisë po shkon drejt një mjekësie të ndarë në klasa.