Shkurt.ch
Rebelim në burgun Champ-Dollon të Gjenevës
Të burgosurit kishin kërkuar qasje në sallën e sportit dhe ishin ankuar për “aspekte johumane të ambientit të burgut
Rreth 60 të burgosur në burgun e madh Champ-Dollon në periferi të Gjenevës kanë refuzuar dje me orë të tëra që të hynin në qelitë e tyre.
Drejtori i burgut ka njoftuar mediet se rasti ka ndodhur pas përfundimit të shëtitjes së rregullt që bëjnë të burgosurit në oborrin e burgut.
Ata, siç citohet nga drs.ch drejtori i burgut Champ-Dollon, kishin kërkuar qasje në sallën e sportit dhe ishin ankuar për “aspekte johumane të ambientit të burgut”.
Të gjithë këta protestues qenë vendosur kohë më parë në një aneks të ndërtuar rishtas të burgut.
Drejtoria e burgut do të takohet sot me një delegacion të protestuesve për të shqyrtuar problemet e paraqitura.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor