Shkurt.ch
Reagon Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër pas ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi
Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër shpreh pakënaqësinë me rastin e ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi
Sipas Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës akuzat e ngritura me aktakuzën serbe nuk janë vërtetuar fare. Vet fakti që Gjykata Supreme e Serbisë ka rrëzuar aktakuzën e parë të ngritur kundër Shemsi Nuhiut dëshmon, që provat në të cilat bazohet aktakuza kanë qenë në objekt të kritikës.
Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër mendon që aktakuza kundër Shemsi Nuhiut, si dhe procesi që do i bëhet atij janë të motivuara politikisht. Kuvendi shpreh pakënaqësinë e tij edhe për faktin, që Shemsi Nuhiu është ekstraduar në Serbi, edhe pse bazat ligjore për një proces gjyqësor në Zvicër kanë ekzistuar.
Kuvendi i shqiptarëve në Zvicër është gjithashtu i shqetësuar për kushtet e paraburgimit në Serbi, për shkallën e respektimit të drejtave të njeriut dhe të mbrojtjes juridike. Kuvendi gjithashtu shpreh dyshimin për paanshmërinë dhe objektivitetin e gjykatës. Kushtet mbi të cilat është ngritur aktakuza e parë, para se të anulohet, e mbi të cilën është bazuar ekstradimi, shtyn Kuvendin të mendon, që principet më elementare juridike nuk respektohen mjaftueshëm në Serbi.
Kuvendi i shqiptarëve në Zvicër shpreson dhe kërkon, që autoritetet e shtetit zviceran të përcjellin me kujdes të jashtëzakonshëm rastin e Shemsi Nuhiut, si dhe të këmbëngulin për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të procedurave penale, si në një shtet demokratik dhe të së drejtës, përfundon komunikata e Kuvendi.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës