Kosova

Reagon Ambasada e Francës për procesin e certifikimit të kandidatëve për deputetë

Tashmë dihet se 47 kandidatë për deputetë nuk mund të jenë pjesë e listave të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit pasi që janë shpallur fajtor për vepra penale me një vendim përfundimtar të Gjykatës në tri vitet e fundit.

Ambasada e Francës në Kosovës është deklaruar rreth kësaj ku thonë se presin që procedurat e certifikimit përcaktohen me ligj dhe se institucionet e pavarura të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.

Nga ambasada franceze presin se institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme.

“Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese. Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, thuhet në reagimin e ambasadës.