Shkurt.ch
Rasti i Päffikon-it nuk ka të bëjë me një shoqëri të tërë
Këshilltari famijar Riza Demaj, në një intërvistë ka folur lidhur me ngjarjet e fundit në Pfaffikon të Zvicrës
Tragjedinë e vrasjes së dy grave nga ana e një kosovari në Pfaffikon të Zvicrës, këshilltari kosovar Riza Demaj, e ka vlerësuar si të rëndë, e sidomos kur vite të tëra ishin injoruar indikacionet paralajmëruese.
Ai bën vërejtje se në raste të tilla duhet negocuar me këto raste, pasi tashmë 17 vite ai është duke këshilluar familjet kosovare dhe pas vetes ka një bagazh prej 10.000 raste.
Sipas tij, autori i vrasjes ka pasur me siguri një shkallë të ulët të integrimit. Një rast i tillë nuk duhet të kuptohet se ka të bëjë me një shoqëri të tërë, por ky është vetëm një rast individual, ndrësa ai i këshillon bashkëkombasit që të kenë më tepër gatishmëri për integrim.
Intervista:
Demaj, çfarë menduat kur dëgjuat për ketë vrasje të dyfishtë?
Riza Demaj: Unë mendova çfarë tragjedie? Dhe: Këtu nuk janë përfillur vite të tëra sinjalet paralajmëruese.
Është e vërtetë. Ka qenë e njohur, se fajtori ka keqtrajtuar bashkëshortë e tij.
Riza Demaj: Pse nuk është vepruar më herët? Unë punojë që 17 vite në cilësinë këshilltarit dhe përkthyesit më familje shqiptare. Pas vete kam 10`000 përkthime dhe këshillime. Kjo që ka ndodhur ishte për mua si një rrufe në qiell të kthjellët. Ky fajtor sigurisht ka pasur një shkallë të ulët të integrimit në shoqërinë vendase.
Mund të thuhet. Një posedues jo kooperativë i rentës të sigurimit për invalid, i cili çdo intervenim të qëndresë sociale e ka marrë si të tepruar dhe tendencioz.
Riza Demaj: Shikoni si shqiptar natyrisht ju them: Një rast si ky nuk duhet ti ngarkohet një bashkësie të terë. Por unë duhet qartë dhe vazhdimisht të ju them bashkëvendësve të mi. Tregoni më tepër gatishmëri për tu integruar!
Ku ngec? Shani S. Është mysliman i përshpirtshëm , bashkëshorten dhe vajzat i ka fajësuar, se i kanë shkelur “rregullat”.
Riza Demaj: Natyrisht shpesh ka pengesa kulturore, por jo për shkak të islamit.
Jo? Por kosovaret megjithatë janë mysliman .
Riza Demaj: Po, në letër si edhe shumë zviceranë dhe të tjerë nëpër botë që janë të regjistruar si të krishterë. Nder shqiptaret mund të jenë pesë deri në dhjetë për qind shumë besimtarë.
Por ku është problemi kryesor?
Riza Demaj: Qartë të barazia gjinore. Gjatë punës time më ndodhë të shoh, se në mbledhje shpesh merr pjesë vetëm babai. Pastaj më duhet të ju flas në ndërgjegje duke ua sqaruar se pjesëmarrja e nënave në mbledhje është më rëndësi të veçantë, pasi qe nënat kanë rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve si dhe amvisëri.
Është kjo tipike kosovare?
Riza Demaj: Është çështje gjenerate. Të rinjtë tanë i shohin gjërat krejt ndryshe.
Vërtetë? Blicku ka biseduar më nipin e të vrarës. Ai mendon, bashkëshortja dhe vajza është dashur të sjellin më pak turp familjes. Nipi është 28!
Riza Demaj: Kjo është e pa pranueshme. Nga një 59 vjeçar për fat të keq duhet pritur që shumë pikëpamje moderne nuk mund ti kuptoj. Por nga një 28 vjeçar kërkoj njëqind për qind angazhim për tu integruar!
Ju i përjetoni këto grindje, mosmarrëveshje në familje. Çfarë këshilloni ju në këto raste?
Riza Demaj: Unë ju them prindërve: Nëse ju ua ndaloni vajzave tuaja thjeshtë të gjitha- daljen, miqtë, veshjet moderne-, atëherë do ti humbni ato. Në raste të tilla duhet të bisedohet dhe të behën kompromise.
Dhe djemtë?
Riza Demaj: Më djem çështja qëndron pak më ndryshe, ka raste kur janë më të përkëdhelur.
Në pyetje është masa e drejtë?
Riza Demaj: Saktë: Dhe kjo nuk është e lehtë. Fajtorin nga Pfäffikoni të gjitha këto e kanë stërmunduar tej mase dhe ka humbur arsyen si dhe kontrollin ndaj vetvetes dhe e gjithë kjo i ka paraprirë kësaj katastrofe.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor