Shkurt.ch
Qytetarët e Bettwil-it detyrohen të pranojnë qendrën e azilit
Me gjithë protestat e banorëve të fshatit Bettwil kundër hapjes së qendrës së azilit në fshatin e tyre, qeveria do ta hapë atë
Aksionet e protestës të banorëve të fshatit Bettwil të kantonit Aargau kundër hapjes së një qendre azili në fshatin e tyre, duket se do të mbeten të pafrytshme. Ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga në marrëveshje me qeverinë e Kantonit të Aargaut ka marrë vendim që qendra e azilit megjithatë të hapet.
Për fillim do të jetë një strehë e përkohshme azilkërkuesish që do të qëndrojë hapur më së gjati gjashtë muaj.
Sommaruga duke iu drejtuar mediet zvicerane ka kërkuar nga banorët e Bettwilit që të pranojnë këtë vendim. Për shkak se numri i refugjatëve që po kërkojnë azil në Zvicër po shënon rritje të ndjeshme, qeveria është e detyruar të përshtatë vendbanime të përkohshme për azilkërkuesit.
Në fshatin dhe komunën Bettwil që ka gjithsej 560 banorë, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm në një ndërtesë të mbrojtjes civile do të strehohen plot 140 azilkërkues.
Qytetarët kanë treguar një reagim të ashpër dhe një mllef ndaj vendimit të autoriteteve për të sjellë në fshatin e tyre një numër kaq të madh të kërkuesve të azilit.
Në një mbledhje të mbajtur javën e kaluar ata kanë kundërshtuar me forcë përfaqësuesit e kantonit që kishin shkuar t`ua sqaronin vendimin për hapjen e qendrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor