Shkurt.ch
Qeveria zgjedh aeroplanët suedezë “Gripen”
Zvicra do të blejë 22 aeroplanë të këtij tipi, nga prodhuesi suedez Saab, që së bashku do të kushtojnë 3.1 miliardë franga
Qeveria Federale e Zvicrës, në mbledhjen e saj të sotme ka marrë vendimin përfundimtar për blerjen e aeroplanëve luftarakë, për të cilët është duke u bërë zhurmë prej disa muajsh. Qeveria është përcaktuar për tipin e aeroplanëve “Gripen” nga Suedia.
Zvicra do të blejë 22 aeroplanë të këtij tipi, nga prodhuesi suedez Saab, që së bashku do të kushtojnë 3.1 miliardë franga.
Me vendimin që ka marrë, qeveria zvicerane ka zgjedhur ofertën më të lirë në treg.
Ministri i mbrojtjes, Ueli Mauerer me këtë rast ka thënë se “është bërë zgjedhja që ka qenë e përshtatshme për ne dhe që i plotëson saktësisht kërkesat tona. Me zgjedhjen e bërë, Zvicra heq dorë nga `cilësitë kulminante` të reklamuara nga prodhuesit e disa aeroplanëve tjerë.
Në shqyrtim ka qenë edhe blerja e aeroplanëve francezë “Rafale” dhe “Eurofighter” të konzorciumit EADS.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor