Shkurt.ch

Qeveria kërkon shtrenjtimin e vinjetave

Ato, sipas qëndrimit të Qeverisë Federale e Zvicrës, duhet të kushtojnë 100 franga

Vinjetat që u vihen makinave për autostrada, duhet të shtrenjtohen, ka marrë qëndrim Qeveria Federale e Zvicrës, sipas të cilës, çmimi i tyre duhet të bëhet 100 franga.

Ky shtrenjtim është menduar si një ndihmesë për fondet e zgjerimit të autostradave. Qëndrimi i qeverisë do të bartet në parlament për miratim. Në rast se parlamenti e miraton, atëherë në fillim të vitit 2014 rrjetit zviceran të autostradave do t`i shtohen afër 400 kilometra të reja, gjë që do të shkaktojë edhe 300 milionë franga shpenzime plotësuese. Sipas qeverisë, rrjeti nacional i rrugëve nuk i plotëson nevojat në rritje të shfrytëzuesve të trafikut.

Klubi automobilistik (ACS) ka përshëndetur në parim planet e qeverisë, ndërkohë që kundërshton ngritjen e çmimit për vinjetat.