Kosova
Qeveria jolegjitime duhet të rrëzohet sa më shpejtë!*
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e hapi rrugën për formimin e qeverisë së re pa Lëvizjen Vetëvendosje. Ky vendim po vihet në pyetje nga shumë ekspertë të kësaj lëmie ngase në mes tjerash bie ndesh me vendime të mëhershme të po kësaj Gjykate. Natyrisht që ka qenë e pritur që gjyqtarët, të cilët janë zgjedhur nga partitë që sunduan Kosovën deri më tani do të vendosnin në favor të partive humbëse të zgjedhjeve të 6. Tetorit 2019. Edhepse juridikisht tani mund të formohet qeveria pa fituesin e zgjedhjeve, ekziston një dimension tjetër i cili e bënë shumë problematik kthimin e kastës së vjetër politike, e cila e zhvati, grabiti dhe e degradojë Kosovën mbi 20 vjet tmerrësisht.
Në zgjedhjet e fundit LDK-ja doli para elektoratit me slloganin „beso“. Kjo parti kishte arsye të shumta të kërkonte besë, ngase jo vetëm një herë e mashtrojë elektoratin e vetë. Shembulli më i mirë është koalicioni me PKD-në dhe zgjedhja e Hashim Thaçit President të Kosovës nga kjo parti. Ky person tërësisht i korruptuar dhe i dyshuar për krime të rënda, i ka sjellur dëme jashtëzakonisht të mëdha Kosovës brenda dhe jashtë saj. Me sjelljet e saj pas zgjedhjeve LDK-ja e dëshmojë edhe njëherë që nuk meriton besë. Kjo parti e kandidojë Vjosa Osmanin për Kryeministre dhe premtojë që vetëm me VV-në do të bënte koalicion dhe se qeveria e ardhshme nuk guxon të varet nga Beogradi. Pas zgjedhjeve u pa që LDK-ja të gjitha këto premtime i ka pasur veçse kalkulime për të mashtruar elekoratin dhe për të fituar sa më shumë vota. Negociatat për formimin e qeverisë me VV-në zgjatën plotë katër muaj, për ta rrëzuar qeverinë pastaj vetëm pasë 51 ditëve në mes të pandemisë. Kjo sjellje tregon mungesën e ndërgjegjes, të vlerave dhe të çdo kodeksi në këtë parti. Në shumë vende të botës u bashkuan pozita dhe opozita për t’u mbrojtur dhe për ta luftuar virusin e në Kosovë partitë e PLAN-it tërë emergjinë e tyre e investuan për ta luftuar qeverinë e vetë dhe duke mos u mërzitur fare për shëndetin e popullatës. Përkundrazi çdo dështim eventual i qeverisë në këtë drejtim shihej që pritej me padurim.
Negociatat për formimin e qeverisë së re me partitë e stërkorruptuara zgjatën vetëm pak ditë. Me këta u morrën veshë shpejtë, ngase i kanë „vlerat“, metodat dhe interesat e njëjta. Përveç kësaj kjo e ashtuquajtur qeveri, që pritet të formohet do të varet kryekëput nga Beogradi. Kandidatja zyrtare për Kryeministre u mënjanua dhe u zëvendësua nga një figurë pa domëthënie dhe me shumë pak vota të fituara në zgjedhje dhe i cili nuk e ka as kalibrin, as kompetencën dhe as legjitimitetin moral për këtë barrë kaq të madhe. Edhe në politik ekzistojnë parime dhe etikë. Formimi i një qeverie në këto rrethana dhe të bazuar në manipulime dhe mashtrime, është uzurpim i një pushteti që nuk të takon. Isa Mustafa tashmë ka premtuar që vendimi i parë i qeverisë së re do të jetë heqja e reciprocitetit me Serbinë. Ai do ta anulojë masën e cila Kosovën në raportet bilaterale e barazojë me Serbinë. Kur ta kesh parasysh që karrierën politike Isa Mustafa e ka nisë në kohën e regjimit të Rrahman Morinës dhe Sllobodan Milosevicit, mund të merret me mend që nënshtrimi, përulja dhe sjellja e padinjitetshme i shkonë shumë mirë përshtati këtij personi.
Kjo klasë politike e ka vetëm një dertë, se si t`i ruaj privilegjet dhe pasuritë e krijuara në kurrizë të një populli të varfër. Një qeveri që lufton njëmend korrupcionin nuk është në interesin e tyre, ngase këta janë thellësisht të korruptuar. Edhepse juridikisht do të jetë legale, ajo nuk ka legjimitet. Një numër të madh të deputetëve LDK-ja i ka fituar me mashtrime dhe premtime të rrejshme dhe poshtu me një kandidate që është kundër një qeverie të re. Kjo qeveri ta bartë barrën e dialogut me Serbinë dhe njëkohësisht të varet prej Serbisë, është e papranueshme dhe mund t’i bëjë dëme të rënda Kosovës. E sa për anën morale mos të flasim fare. Në luftën e fundit Serbia ka vrarë, dhunuar e masakruar shumë mijëra shqiptare e shqiptar dhe dëbuar mbi 800 000 të tjerë. Serbia asnjëherë nuk ka kërkuar falje për këto krime monstruoze dhe as që e ka në plan ta bëjë këtë. Akterët e luftës së atëhershme edhe sot e kësaj dite e udhëheqin Serbin. Në prehrin e tyre LDK-ja po shkon vullnetarishtë dhe aty po e dërgon edhe krejtë Kosovën. Strukturat politike të Serbisë kanë investuar dhe po vazhdojnë të investojnë miliona të shumtë në luftimin edhe rrënimin e shtetit të Kosovës. Në këto kalkulime të LDK-së për interesa të ulta nuk po merret parasysh interesi shtetëror i Kosovës. Në një situatë të tillë është obligim i lartë dhe madhor qytetarë, që të luftohet kjo e ashtuquajtur qeveri me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion dhe të rrëzohet sa më shpejtë që është e mundur. Në këtë drejtim edhe diaspora mundet dhe do ta jap kontributin e vetë si gjithmonë kur e ka kërkuar interesi jetik i Kosovës.
*Hamit Zeqiri është ekspert i çështjeve të integrimit në Zvicër dhe njohës i rrethanave të Kosovës?
*Ky është opinion i autorit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor