Kosova
Kosovë: 200 mijë euro për Bujanocin, 10 mijë për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit
Sipas njoftimeve, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit dhe 200 euro për Komunën e Bujanocit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme që është mbajtur online, ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi, transmeton albinfo.ch.
Qeveria, sipas njoftimit që ka bërë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka ndarë 200 mijë euro për Komunën e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet, si dhe 12 milionë për Ministrinë e Bujqësisë.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria në detyrë vazhdon të kryejë me përkushtim detyrat që burojnë nga mandati i sajë. Në takimin online Qeveria në detyrë ka marrë një sërë vendimesh, midis tyre:
- 10 mijë euro janë ndarë për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi.
- Me 200 mijë euro do të ndihmohet Komuna e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet.
- Qeveria ka ndarë 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe transfere.
- Qeveria ka autorizuar Klinikën e Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së. Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor