Shkurt.ch

Qentë mbysin delet

Nga viti 2004 në Zvicër qentë kanë sulmuar rreth 2800 dele në vit

Rëndom qentë i ruajnë delet, por ka edhe të tillë që i sulmojnë. Kështu, dy qenë gjatë natës së Vitit të Ri kanë sulmuar një tufë prej 20 delesh në një kullosë në Malcantione të Tiçinos.

Me këtë rast, siç njofton shoqata e mbrojtjes së kafshëve, ata kanë mbytur një dele dhe kane plagosur dy të tjera.

Pronari i deleve ka izoluar qentë dhe përmes çipave të tyre janë gjetur dhe janë njoftuar edhe pronarët e qenve për atë çfarë ka ndodhur.

Qentë në Zvicër sulmojnë shumë shpesh delet. Sipas organizatës Wildtier Schweiz, nga viti 2004 në Zvicër qentë kanë sulmuar rreth 2800 dele dhe 250 dhi në vit.