Fun

Qeni i presidentit francez ndërpret takimin duke urinuar

Qeni, me emrin Nemo, ishte incizuar teksa urinonte, gjatë një takimi të Macronit me tre anëtarë të rinj të qeverisë së tij

Një video në të cilën shihet qeni i presidentit francez Emmanuel Macron duke urinuar në oxhak brenda Pallatit Elysee ka shpërthyer online.

Qeni, me emrin Nemo, ishte incizuar teksa urinonte, gjatë një takimi të Macronit me tre anëtarë të rinj të qeverisë së tij.

“Mendoja se çfarë zhurme ishte kjo”, ka thënë ministrja juniore për ekologji, Brune Poirson, shkruan Albinfo.

Macron dëgjohet në video duke thënë se Nemo ka bërë diçka “të jashtëzakonshme”.

Nemo ishte parë për herë të parë afër Macronit në muajin gusht duke vazhduar traditën e presidentëve francezë për “qenin e parë”.

https://www.youtube.com/watch?v=MvSkQavkLck