CH-Ballkani

Publikohen fotografi nga koleksioni i rrallë i thesarit të artit shqiptar

Pas restaurimit të plotë, sipas Ramës, këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar të publikoj në rrjetet sociale tash e disa kohë të mira që ka ky shtet.

Pak para se të niste Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ai ka postuar disa fotografi nga koleksioni i rrallë i thesarit të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur, transmeton albinfo.ch.

Pas restaurimit të plotë, sipas Ramës, këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.