Shkurt.ch
Prononcohet bashkëshortja e kryebankierit Hildenbrand
Ajo fajësohej se kishte shfrytëzuar informacionet e të shoqit për kursin e dollarit, për të bërë një transaksion financiar
Bashkëshortja e Philip Hildenbrand-it, presidentit të Bankës Nacionale të Zvicrës, Kashya Hilenbrand, bashkë me bankën Sarasin, është prononcuar të martën lidhur me aferën për të cilën ngarkohej. Siç është shkruar tashmë, ajo fajësohej se ka shfrytëzuar informacionet e të shoqit për kursin e dollarit, për të bërë një transaksion të volitshëm financiar.
Zonja Hildenbrand i ka shkruar magazinës televizive “10 vor 10” se ajo vetë ka punuar prej 15 vitesh në sektorin e financave dhe ka pasur mundësi të ndjekë gjendjen në tregjet financiare. Ajo ka blerë dollarët, në blerjen e kontestuar, për shkakun se në atë kohë kursi ka qenë jashtëzakonisht i ulët. Veç kësaj, këshilli mbikëqyrës i Bankës Nacionale nuk ka pasur kurrfarë vërejtjesh sa u përket transaksioneve.
Biznesi që tash po kontestohet, është bërë përmes bankës Sarasin. Një punëtor i informatikës në bankën e përmendur ka pranuar se ai ia ka treguar një prokurori të dhënat lidhur me blerjen dhe shitjen e dollarëve. Prokurori pastaj ka marrë kontakt me deputetin nacional, Blocherin.
Punëtori ndërkohë është pushuar nga puna.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara