Literaturë

Promovimi i librit “Jetë në rrugëtim” i autorit Haki Morina

Ky libër i autorit Haki Morina përmbush një pjesë të kësaj ane të shumë vuajtur të Kosovës. Libri “Jetë në rrugëtim” i autorit Haki Morina është si një pikë uji në detin e madh të vuajtjeve të veprimtareve politik për lirinë e Kosovës

Në organizim të SHKSH “Mëmëdheu” dhe Shoqatës “Lëvizja” në Würenlos të Zvicrës u bë promovimi i librit «Jetë në rrugëtim» i autorit Haki Morina që është një krijim autobiografik, publicistik dhe artistik!

Panelin e promovimit e udhëhoqi krijuesi dhe veprimtari Isuf Sherifi, ndërsa për librin referuan krijuesit Lulëzim Etemaj, Adnan Asllani dhe Fatmir Brajshori-Tushi.

Në praninë e miqve dhe dashamirëve të librit, foli dhe ju përgjigj pyetjeve edhe vet autori Haki Morina: autor i librit të shtatë, libra këta me poezi dhe publicistikë, përcjell albinfo.ch.

E sjellë në dritë autori Haki Morina që vetë është edhe protagonist po edhe autor. Deri tani kanë munguar libra dhe rrëfime me temë nga burgjet dhe kazamatet politike në ish Jugosllavi. Ky libër i autorit Haki Morina përmbush një pjesë të kësaj ane të shumë vuajtur të Kosovës. Libri “Jetë në rrugëtim” i autorit Haki Morina është si një pikë uji në detin e madh të vuajtjeve të veprimtareve politik për lirinë e Kosovës!

– Në një dëshmi nga një studim i Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha „Të burgosurit politik shqiptarë në Kosovë 1945-1990“, botuar nga Shtëpia Botuese Logos-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2010, studim që ka 600 faqe. „Nga viti 1945-1990, u dënuan me burgim të rëndë mbi 9.220 shqiptar, të cilëve iu shqiptuan mbi 66.672 vjet e 7 muaj burgim, apo shndërruar në shekuj 666 shekuj, 72 vjet e 7 muaj burg. Mesatarja e dënimeve për individ ishte 7. vjet e një muaj. Vetëm në periudhën 1981-1990, u dënuan me burg 3.348 veta dhe iu shqiptuan 23.770 vite burg, mesatarja 8 vjet burgim, plus 10.000 shqiptar ishin dënuar me kundërvajtje apo 1.233 vjet burgim. Në këtë periudhë u dënuan edhe 1.346 ushtarë shqiptarë, ndërsa 63 u vranë në kazermat ushtarake. Prej marsit 1981, deri në tetor 1989 u trajtuan nga policia, 584.373 shqiptarë. Ndaj tyre u përdor dhuna, prej kërcënimeve deri në rrahje të shkallës humbje të vetëdijes deri në mbytje (…) Gjatë analizave të bëra për periudhat 1945, del se vetëm gjatë vitit 1945, në Kosovë janë dënuar mbi 2086 veta, të cilëve iu shqiptuan 14.810 vite e 6 muaj burg. Në periudhën 1956-1980, ishin burgosur 901 veta dhe u dënuan me 6.397 vite burg. Periudha 1981-1989, çdo i treti shqiptar do të kalojë nëpër duart e policisë jugosllave. Pas demonstratave të vitit 1981 u dënuan 3.348 veta me 25.002 vite burg, mesatarja e dënimit 8 vjet burg si dhe 1346 ushtarë shqiptarë me 955 vjet e 6 muaj burg, ndërsa prej tyre 63 u kthyen në shtëpi në arkivole.“

– „Libri «Jetë në rrugëtim» i autorit Haki Morina, është një rrëfim për veten dhe të tjerët. Më shumë se një libër, ai është një aktakuzë e hapur për një kohë të egër ku gjakimi për liri, ndalohej dhe vritej nga politika e egër antishqiptare! Një libër, që personazhi kryesor i tij, Haki Morina, më del të jetë një sozi këmbë e krye me heroin e filmit «Unbroken», (I pathyeshmi) me Louis Zamperinin! Një libër i denjë edhe për film! (Isuf Sherifi, poet)“

Ky është një fillim i mbarë dhe përmbushje e një boshllëku nga mungesa e librave të kësaj natyre.