Lajme
Cyrih: Prokuroria kërkon 12.5 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin
35-vjeçari mohon të ketë tentuar të vriste kampionin e katërfishtë botëror të tajboksit. “Ishte vetëmbrojtje”, thotë ai dhe kërkon të shpallet i pafajshëm
Policia, mëngjesin e së martës kishte mobolizuar një kontingjent të madh para Gjykatë së Lartë të Cyrihut dhe ka kontrolluar të pranishmit me shumë kujdes, me rastin e procesit gjyqësor ndaj një kosovari, për tentium vrasjeje.
Shtyrja në në një klub në Cyrih për pak sa nuk pati përfunduar me fatalitet në një mëngjes janari të vitit 2018. Kosovari, tashmë 35-vjeçar, kishte goditur tri herë me thikë një vizitor të klubit. Viktima është një sportist i njohur, transmeton albinfo.ch. Fjala është për një 36-vjeçar zviceran, ndër të tjera, kampion i katërfishtë botëror në taj dhe kikboks.
Ai dhe vëllai i tij kanë ndjekur gjykimin në Gjykatën e Lartë të Cyrihut të martën, në cilësinë e paditësve privatë.
Sipas aktakuzës, kosovari është përplasur me kikboksierin dhe mes tyre është zhvilluar ky debat: “Mos keni ndonjë problem?”, ka pyetur i akuzuari, ndërsa viktima (boksieri) ka thënë se ka problem me sjelljen e tij, shkruan 20minuten.ch. Kur boksieri ka bërë një hap drejt kosovarit, ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur atë tri herë.
“Nuk qëndron kjo”, është shprehur në gjyq i akuzuari, suvatues (gipser) nga kantoni i Lucernit. Sipas tij, është e kundërta, sportisti luftarak dhe tre kolegët e tij e kanë sulmuar atë “si buldozerë” dhe i kanë hedhur një shishe në pjesën e pasme të kokës.
“Ndërsa unë jam mbrojtur me thikën e xhepit” është shprehur ai, duke emërtuar “thikë xhepi” një thikë të palosshme me tehun tetë centimetra të gjatë. “Unë isha në pozitë lufte për mbijetesë dhe nuk kisha asnjë shans” ka shtuar ai, përcjell albinfo.ch. Kur gjyqtari e pyeti se pse kishte bartur thikë në lokal, ai u përgjigj në mënyrë evazive: “Kisha probleme psikologjike dhe ndjehesha i kërcënuar”.
Një “mal” borxhesh dhe shumë precedentë penalë
Avokati i tij mbrojtës kërkon lirim të plotë dhe madje edhe dëmshpërblim për gati katër vjet burg që ka mbajtur kosovari. “Paditësi privat (viktima) nuk ishte në rrezik vdekjeje, klienti im nuk kishte ndërmend ta vriste. Ishte në vetëmbrojtje”.
Avokati gjithashtu kundërshton dëbimin nga vendi. Klienti i tij është rritur këtu dhe e gjithë familja e tij jeton në Zvicër. Gjatë hetimeve, i akuzuari kishte thënë se nëse do të dëbohej nga vendi, ai do të vetëvritej, me ndihmën e organizatës së eutanazisë “Dignitas”.
Në korrik të vitit 2020, Gjykata e Qarkut e Cyrihut e pati dënuar kosovarin me 9.5 vjet burgim dhe 15 vjet dëbim nga vendi për tentim vrasje me dashje.
Ai jeton në Zvicër që nga mosha dy muajshe. I akuzuari ka tashmë një mal të madh borxhesh dhe kishte rënë në kundërshtim me ligjin qysh si adoleshent dhe i ri.
Rrezik për përsëritje të krimeve të dhunshme
Sipas një raporti psikiatrik, ai vuan nga një çrregullim personaliteti antisocial me tipare narcisiste, trasnmeton albinfo.ch. Ekziston një rrezik i qartë i recidivizmit për krime të dhunshme.
Terapia në burg i qe ndërprerë sepse ai i ishte shmangur asaj.
Sipas prokurores publike, i akuzuari ka vepruar me dashje të drejtpërdrejtë. Ajo kërkon për të 12.5 vjet burg dhe 15 vjet dëbim nga vendi.
Nga ana tjetër, avokati i viktimës kërkon dëmshpërblim prej 100 mijë frangash. “Vetëm falë rastësisë dhe refleksit mbrojtës të tij mbrojtës, klienti im është ende gjallë”, thotë ai.
Kikboksieri ka pësuar dëmtime të përhershme në krahun dhe dorën e majtë si pasojë e lëvizjeve mbrojtëse ndërsa dëmtimet në kokë, kanë qenë vetëm sipërfaqësore, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, ai është shumë i kufizuar në punën e tij dhe ka probleme psikologjike si dhe ankth kur ndodhet në meset me shumë njerëz.
Gjykata e lartë (kantonale) nuk ka marrë vendim të martën në mbrëmje. Ajo do t’ua dërgojë palëve vendimin me shkrim.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor