Shkurt.ch

Prognoza jo të mira për eksportet zvicerane

Siç bën të ditur Drejtoria Federale e Doganave, eksportet gjatë muajit gusht kanë rënë për 4 për qind

Sekretariati Shtetëror për Ekonomi SECO parasheh që vitin e ardhshëm ekonomia e  Zvicrës  të ketë një rritje dukshëm më të vogël se vitin që po lëmë pas. 0.9% do të rritet gjithsej bruto prodhimi vendor në Zvicër, sipas SECO-s.

Ky ngadalësim i rritjes vjen si pasojë e krizës së borxheve, shkruan der Bund. Ndërsa në hapësirën e Evropës kërcënon rreziku i shtuar për recesion.

Veç kësaj, frangu i fortë është edhe një problem plotësues, që i shkakton kokëçarje sidomos eksportit dhe turizmit zviceran.

Shifrat më të reja të tregtisë së jashtme të Zvicrës e vërtetojnë këtë trend. Siç bën të ditur Drejtoria Federale e Doganave, eksportet gjatë muajit gusht kanë rënë për 4 për qind.

Pothuajse të gjitha degët ekonomike kanë eksportuar më pak se më parë, përveç industrisë së orëve, e cila vazhdon të qëndrojë mirë.