Kosova
Prishtina e Shkupi firmosin memorandumin për 5 G-në
Është bërë e ditur se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nënshkroi në Shkup Memorandumin për Mirëkuptim dhe Siguri të Teknologjisë 5G me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Kosovës.
Nënsekretari amerikan për Rritjen e Ekonomisë, Energjisë dhe Ambientit, Keith Krach, i firmosi dokumentet në takime të veçanta me kryeministrat Zoran Zaev dhe me Avdullah Hotin, i cili ishte për vizitë në Shkup. Krach tha se memorandume të tilla janë dëshmi se bota po ndërgjegjësohet lidhur me rreziqet dhe shitësit e rrezikshëm.
Maqedonia e Veriut është vendi i 27 i Aleancës së Nato-s që i bashkohet të ashtëquajturit “rrjeti i pastër“. “Me memorandumin, vendet firmëtare zotohen se nuk do të shfrytëzojnë teknologjinë 5G nga prodhues të pakontrolluar dhe jo të besueshëm. Rrjeti i pastër është një qasje gjithëpërfshirëse lidhur me kërcënimet afatagjata ndaj privacisë së të dhënave, sigurisë, besimit dhe bashkëpunimit e të drejtave të njeriut, siç paraqitet nga Partia Komuniste e Kinës.
Kjo ceremoni nënshkrimi nuk është vetëm simbolikë besimi mes shteteve tona, por gjithashtu besim edhe midis vendeve me pikëpamje të njëjta lidhur me rrjetin e pastër dhe përkushtimin e betejës epike të autoritarizmit kundër lirisë”, u shpreh zyrtari amerikan. Zaev tha se vendi i tij, si kandidat për anëtarësim në BE, e ka për detyrë t’i përshtasë politikat shtetërore për komunikime elektronike me ato të Bashkimit Evropian dhe zbatimin e teknologjisë 5G “me partnerin tonë srategjik dhe aleat në NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor